Arratisje spektakolare: shqiptari ikën me vrap sapo u hapën portat e burgut Koridhalos në Greqi

spot_img
Advertisements

Transmetuar më 02-06-2026, 11:13
Share on Facebook Tweet Linkedin Viber Whatsapp

ATHINË – Alarm në Policinë Greke pas arratisjes spektakolare të një të burgosuri shqiptar, mëngjesin e së martës, nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës.

Burime policionale bëjnë me dije se i arratisuri është Edmond Tafa, një shtetas shqiptar i datëlindjes 1978 (48 vjeç), i cili po vuan dënimin në këtë burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Arratisja ka ndodhur në momentin kur në ambientet e burgut po hynte një kamion që transportonte furnizime. Për shkaqe që ende mbeten të paqarta dhe në thyerje të protokollit, rojet e burgut kanë hapur njëkohësisht të dyja portat kryesore të sigurisë. Këtë moment e ka shfrytëzuar 48-vjeçari shqiptar, i cili ka kaluar portat dhe u largua me vrap nëpër rrugicat e zonës përreth burgut.

I burgosuri ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Athinës me një dënim me burg prej shtatë vjetësh, gjashtë muajsh dhe katër ditësh dhe duhej të lirohej në korrik 2031.

Autoritetet helene kanë nisur menjëherë një operacion në shkallë të gjerë për kapjen e tij. Nga hetimet e para dyshohet se arratisja ishte e mirëorganizuar dhe se shqiptari ka pasur bashkëpunëtorë jashtë rrethimit të burgut, të cilët e kanë ndihmuar të largohet me shpejtësi nga zona.

spot_img

Latest articles

Related articles