Policia ka shoqëruar tre protestues pas incidenteve në bulevard, ku kordoni i policisë bllokoi lëvizjen e tyre drejt ministrisë së Brendshme.
Një numër ky, disa herë më i ulët krahasuar me protestat e mëparshme.
Gjatë protestës së sotme të PD-së, u shënuan disa akte dhune, që nga sulmet me gurë drejt efektivëve, e deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të Policisë.
Si pasojë, tre policë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak.



