Pse SPAK duhet të hetojë kampionatin shqiptar të futbollit ?

spot_img
Advertisements

nga Igli Çelmeta

Ka prova dhe fakte të mjaftueshme që SPAK tashmë duhet të hetojë edhe kampionatin shqiptar të futbollit, përveç zyrtarëve të lartë të politikës dhe krimit të organizuar.

Një teatër i turpshëm ishin ndeshjet e sotme, ku rezultatet ishin të paracaktuara para dy ditësh. Vlora do fitonte me Partizanin, Vora me Elbasanin dhe Ballshi me Shkodrën. Ky fakt u kuptua pas investigimeve që iu bënë koeficentëve të këtyre ndeshjeve në kompanitë e huaja të basteve, ku ishin luajtur shuma marramendëse në favor të Vlorës, Vorës dhe Ballshit, aq sa ditën e sotme koeficentët ishin ulur aq shumë sa Vlora, Vora dhe Ballshi po “vlerësoheshin” nga kompnaitë e basteve ekipe si Barcelona apo Bajerni.

Ajo që po ndodh në kampionatin shqiptar është krim dhe po shkatërron futbollin dhe po largon tifozerinë e vërtetë. Personat përgjegjës për këtë krim duke nisur nga FSHF dhe të gjithë të tjerët. SPAK duhet t’i hetojë si krim i organizuar.

spot_img

Latest articles

Related articles