Gjergji Nika, antar i Këshillit Bashkiak të Vlorës përmes një komunikimi publik ka denoncuar një tjetër vendim abuzues të Bashkisë Vlorës.
Një sqarim për qytetarët e Vlorës:
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak kanë kërkuar në mbledhjen e ditës së enjte të vendoset që të gjitha plazhet publike të jenë pa pagesë për qytetarët.
Ndërkohë, sipas deklarimit të kryebashkiakes ditën e djeshme, vetëm 350 çadra do të jenë pa pagesë, ndërsa rreth 1800 të tjera do të administrohen nga bashkia me një tarifë prej 700 lekësh.
Çfarë do të thotë kjo në praktikë?
Në një zonë ku jetojnë rreth 5000 familje, vetëm 350 çadra do të jenë në dispozicion pa pagesë. Kjo tregon qartë se shumica dërrmuese e qytetarëve nuk do të kenë akses real në plazh falas.
Pra, nga njëra anë amplifikohet plazh publik falas për të gjithë, ndërsa nga ana tjetër propozohet një model ku pjesa më e madhe mbetet me pagesë.



