Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka zbuluar dhe bllokuar në ambientet e një magazine të subjektit “Merja”, një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara bimësh të thata, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketë, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën dhe përbërjen e tyre.
Për këto shkelje, trupa inspektuese ka marrë masën e menjëhershme të bllokimit të produkteve në ambientet e magazinës.
Ndërkohë, subjektit i është vendosur gjobë prej 200,000 lekësh për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë.
Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte sistemi i vetkontrollit gjatë procesit të miksimit, duke shkelur ligjin në fuqi. Për këtë mangësi, “Merja” është gjobitur me 100,000 lekë të tjera.



