Agjenti i Fisnik Asllanit konfirmon negociatat me Barcelonën

spot_img
Advertisements

Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Hoffenheim, është një nga futbollistët që është lidhur me Barcelonën gjatë muajve të fundit dhe agjenti i tij, Ayman Dahmani, ka konfirmuar kontaktet me klubin katalanas për një mundësi transferimi në verë.

Pas paraqitjes vendimtare të Asllanit në fitoren e Kosovës ndaj Sllovakisë (3-4) në fazën e play-off-it për Botërorin 2026, ku shënoi një nga golat e përfaqësueses së Kosovës, Dahmani dha një intervistë për ‘Erem News’ foli për negociatat me klubin e Barçës.

“Interesi i Barcelonës për lojtarin është aktual dhe ka pasur kontakte nga ana e klubit katalanas,” tha Dahmani, i cili shtoi se Asllani do të largohet nga Hoffenheim vetëm nëse paguhet klauzola e tij e largimit.

spot_img

Latest articles

Related articles