Krenaria e Edi Ramës në Shëndetësinë Falas del dëme të mëdha financiare

spot_img
Advertisements

Një nga koncesionet më të debatuara në shëndetësi ka qenë sterilizimi i pajisjeve mjekësore, shërbim që iu dha privatit në vitin 2015, ndërkohë që fatura e kripur që pagoi shteti ishte rreth 120 milionë euro. Ndërkohë, shtetarët që firmosën letrat dhe privatët që përfituan këtë shumë për rreth një dekadë, kanë një gjyq të hapur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Pas përfundimit të afatit të koncesionit, qeveria vendosi shtetëzimin e këtij shërbimi, duke krijuar edhe një kompani shtetërore, në varësi direkte të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në janar të vitit 2026, ministrja Evis Sala firmosi aktin e themelimit të firmës shtetërore që merrte sterilizimin, duke e quajtur kompaninë “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit”.

Ndërkohë, në ditët apo javët paraardhëse, ky institucion i ri shtetëror ka verifikuar pajisjet dhe të gjitha mjetet e punës që ka kryer koncesionari, firma “Sani Service”. Mësohet se janë gjetur një mori anomalish, teksa firma private dyshohet se ka lënë “gropë” të gjithë shërbimin. Kjo e ka “detyruar” Operatorin të hapë me shpejtësi plot 15 tendera për shërbimet bazë, pjesa më e madhe e procedurave janë me negocim, pra pa asnjë garë.

Shpresojmë që, historia të mos përsëritet në bërjen e këtyre tenderave në mjekësi, ku sërish paratë shkojnë te një grup i ngushte njerëzish, privatë me lidhje të forta në politikë.

spot_img

Latest articles

Related articles