Apartamente, garazhe dhe dyqane. Pas largimit nga kreu i Kuvendit, Lindita Nikolla bëhet milionere

spot_img
Advertisements

Largimi nga kreu i Kuvendit duket se ka sjellë “bereqet” te Lindita Nikolla. Ajo u largua me justifikimin se ishte sëmurë, por që në atë kohë ka mbetur në hije. Megjithatë në prapaskenë Nikolla duket se është pasuruar frikshëm.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste, rezulton me një shtim të konsiderueshëm të pasurisë së paluajtshme në deklarimin për vitin 2024 në ILDKP, ku bie në sy përfitimi i disa pronave përmes trashëgimisë, të ndara në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Sipas të dhënave të deklarimit, Nikolla ka përfituar një sërë pasurish të paluajtshme, përfshirë dy garazhe me sipërfaqe 16.88 m² dhe 16.80 m², dy njësi me sipërfaqe 34.14 m² dhe 133.26 m², si dhe dy apartamente me sipërfaqe 104.36 m² dhe 77.70 m². Të gjitha këto pasuri janë deklaruar me burim krijimi trashëgimi dhe me pjesë takuese 50%, çka nënkupton bashkëpronësi me bashkëshortin.

Në këtë mënyrë, portofoli i pasurive të familjes është zgjeruar ndjeshëm gjatë vitit të fundit, me disa prona të reja të shpërndara në mënyrë të barabartë mes Nikollës dhe bashkëshortit të saj.

Nga ana tjetër, në deklarimin e bashkëshortit rezultojnë edhe ndryshime në pasuri. Ai ka pasur në pronësi dy pasuri të tipit truall plus ndërtesë, me sipërfaqe 240 m² dhe 188.5 m², të cilat nuk i zotëron më pas datës 7 nëntor 2024, sipas dokumenteve të lidhura me kontrata sipërmarrjeje.

Kur ishte kryetare Kuvendi, Nikolla është akuzuar se ka përfituar një vilë. Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka denoncuar se ka marrë një vilë 1,1 milionë euro në bllokun e vilave luksoze në Lundër. Vetë Nikolla e mohoi si lajm.

spot_img

Latest articles

Related articles