Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, emrat

spot_img
Advertisements

Partia Socialiste ka angazhuar në Tiranë ministrat së bashku me drejtuesit e tjerë të qarqeve, me qëllim ndryshimin dhe përforcimin në kryeqytet.

Në Njësinë 1 do të jenë Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro. Në Njësinë 2 do t’i besohet Gent Gazhelit, Delina Ibrahimajt, Olta Manjanit dhe Blendi Klosit. Në Njësinë 3 do të ngarkohen Iris Luarasi, Edona Bilali dhe Ervin Demo.

Në Njësinë 4 do të jenë Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi. Në Njësinë 5 do t’u besohet Fatmir Xhafës, Taulant Ballës dhe Erion Braçes. Në Njësinë 6 ngarkohen Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino dhe Belinda Balluku.

Në Njësinë 7 do jenë Sofian Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu si dhe Arbian Mazniku. Igli Hasani, Vilma Premti dhe Niko Peleshi do të vendosen në Njësinë 8. Sakaq Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka do jenë në Njësinë 9.

Në njësinë 10 do ngarkohen Besfort Lamallari dhe Blendi Çuçi. Në Njësinë 11 do jenë Damian Gjiknuri, Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja. Në Njësinë 13 do t’u besohet Elisa Spiropalit dhe Anila Denajt.

spot_img

Latest articles

Related articles