Av. Ngjela: Agjentura serbe nuk lejon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

spot_img
Advertisements

Av. Spartak Ngjela

Sot ne kemi dy shtete shqiptare, por deri tani koha
ka treguar që te dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë aftësinë historike për të krijuar Bashkimin Kombëtar.
Dhe kuptohet se në këtë mangësi historike qëndron paaftësia e mendimit që të kuptohet se: një drejtues shteti si kryeministër duhet të kuptojë që posti i lartë i është dhënë per atdheun – domethënë Shqipërinë.
Ja, në këtë pikë historike jemi edhe sot ne shqiptarët.
Por pyetjet që ngrihen sot janë këto:
Ku qëndron pengesa për bashkimin kombltar midis Shqipërisë dhe Kosovës: tek moskuptimi i lidereve se progresi shqiptar sot është federata shqiptare Shqipëri – Kosovë?
Tek ndërhyrja e agjentures serbe thellësisht nē lidershipin politik të Shqipërisë dhe Kosovës?
Tek “frika” politike e kryeministrave aktualë të Shqipërisë dhe Kosovës?
Apo, te fakti që ekspertiza ndërkombëtare thote se sot në Shqipëri nuk mund te fitojë referendumi për bashkimin kombëtar?!!
Po politika amerikane?
Dihet se politika amerikane e ka ne favor historik Bashkimit federativ Shqipëri – Kosovë.
Atëherë?
Është ende niveli i dobët i politikës shqiptare te të dy shtetet shqiptare për te kuptuar shpehjen e madhe të rilindasve tanë të mëdhenj; kur ata thanë në forme të prere urdhëruese për shqiptarët:
Bashkimi bën fuqinë!

spot_img

Latest articles

Related articles