SHBA eliminojnë liderin e Ajatollave të Iranit, Khamenei

spot_img
Advertisements

Në një intervistë për NBC News, presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se SHBA mendon se lajmet që udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë në sulmet ajrore sot, janë të sakta. “Besojmë që është e vërtetë”, citohet të ketë thënë Trump.

Ai shtoi se “shumica” e udhëheqësve të lartë iranianë janë “zhdukur”, duke thënë: “Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur. Nuk e kam fjalën për dy persona”, shtoi presidenti, pa specifikuar një numër të saktë.

I pyetur se kush do ta zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, Trump tha: “Nuk e di, por në një moment ata do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja unë. Jam vetëm paksa sarkastik kur e them këtë”.

spot_img

Latest articles

Related articles