Afera me tenderin 700 mijë euro, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar: E pranoj

spot_img
Advertisements

Ndonëse prej 4 seancave me radhë në fazën paraprake të gjykimit, Benet Beci nuk paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbrojtja e tij ka kërkuar këtë të martë gjykim të shkurtuar.

Kërkesa nënkupton pranimin e akteve të sjella nga prokuroria pa hyrë në debatin gjyqësor në themel dhe parashtrimit të kërkesave që mund të kenë palët.

Nëse miratohet një kërkesë e tillë, dhe në fund Beci shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim, do përfitonte zbritjen me 1/3 e dënimit.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë për më 17 mars, seancën paraprake për Benet Becin, si shkak largimi i avokatit të Adela Rukos, gruas së Evis Berberit

Ndërkohë bashkëshortja e ish kreut të ARRSH Adela Ruko, dhe shtetasit Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit.

Burime brenda seancës, bëjnë me dije se Gentjan Rumano avokati që mbron në këtë proces Adela Rukon është larguar nga salla e gjyqit për një proces tjetër dhe është gjobitur me 100 mijë lekë të reja nga GJKKO.

Rumano u zëvendësua nga një avokate kryesisht, teksa ky i fundit është bërë shkak në të paktën dy seanca për zvarritjen e procesit me mungesën e tij

spot_img

Latest articles

Related articles