Projekti TID në Durrës, AADF pagoi vetë projektin 190 mijë euro

spot_img
Advertisements

Në podcast-in “Flasim”, kryeministri tha se zona ku do të zhvillohet projekti është “pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore”. Objektivi, tha Rama, është “hyrja në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”.Por Zhupa thotë se pretendimet nuk qëndrojnë dhe projekti është klientelist. Sipas postimit të saj, ligj për trashëgiminë është bërë nga subjekti që sot përfiton prej projektit.

“Asnjë nga pretendimet e Edi Ramës për projektin TID nuk qëndron dhe nuk janë të vërteta. Projekti është klientelist dhe nuk i shërben mbrojtjes së trashëgimisë dhe identitetit të Durrësit. Së pari, ligji për trashëgiminë kulturore që i referohet Rama se i rrjedh detyrimi për të bërë TID, është i hartuar dhe i sponsorizuar nga vetë AADF, është hartuar në marrëveshje me Kumbaron më 19 korrik 2016. Madje vetë AADF ka deklaruar se ka shpenzuar rreth 190 mijë dollarë për përgatitjen e tij. Pra, një ligj i bërë nga vetë subjekti që sot përfiton nga projekti, nuk mund të përdoret si arsye “detyrim ligjor” për të justifikuar domosdoshmërinë e projektit TID. Një ligj i tillë, i kontestueshëm dhe antikushtetues në thelb, nuk përbën arsye të mjaftueshme”, shkruan Zhupa

spot_img

Latest articles

Related articles