Elira Kokona është thirrur për tu marrë në pyetje ditën e sotme nga prokurori Dritan Nushi. Marrja në pyetje lidhet me kallëzimin e bërë nga shtetasi Thanas Biqiku, biznesmen në fushën e hotelerisë.
Ky i fundit ka kallëzuar në organin e akuzës Kokonën dhe ka kërkuar të hetohet, si pjesë e një komisioni që ka marrë një vendim kundër Biqikut.
Krahas Kokonës, prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje edhe anëtarët e tjerë të komisionit.
Biqiku është biznesmeni ndaj të cilit iu hoq masa e konfiskimit të një pallati, vendosur në kryeqytet nga gjyqtari Hazbi Balliu. Vendimi i Balliut u pasua me debat publik nga kryeministri Edi Rama, i cili kritikoi vendimmarrjen.



