Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kritikuar ashpër situatën ndërkombëtare, duke thënë se rendi botëror, siç e kemi njohur, nuk ekziston më.
Ai theksoi se Evropa po kthehet në një periudhë të re konfrontimi gjeopolitik dhe se, megjithëse ekonomia e BE-së është shumë më e madhe se ajo e Rusisë, kontinentin po i mungon ndikimi politik dhe ushtarak.
Merz foli gjithashtu për një “përçarje të thellë” mes Evropës dhe SHBA-ve, duke theksuar dallimet në politikën tregtare dhe kulturore. Ai paralajmëroi për fuqizimin e Kinës dhe diskutoi mundësinë e krijimit të një arsenali bërthamor evropian, në bashkëpunim me Francën, për të forcuar mbrojtjen e Evropës.
Kancelari i bëri thirrje Evropës që të pranojë realitetin e ri dhe të zhvillojë një strategji më të fortë dhe koherente për t’u përballur me sfidat globale.



