Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në takim nga Papa Leone XIV. Përveç delegacionit, Rama është gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Kreu i qeverisë vizitoi bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku bëri edhe lutjen e tij.
“Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit.”, thuhej ndër të tjera në lutjen e kryeministrit Rama



