Toksinat janë të pranishme kudo në mjedisin që na rrethon, në ajër, në ujë dhe madje edhe në ushqimet që konsumojmë çdo ditë.
Mjeku toksikolog Alert Drishti, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegoi se pesticidet dhe kimikatet e ndryshme të përdorura në bujqësi mund të shkaktojnë helmime si akute ashtu edhe kronike, veçanërisht kur nuk respektohen rregullat e përdorimit.
Në këtë grup përfshihen plehrat kimike, pesticidet dhe substancat e tjera që përdoren për menaxhimin dhe rritjen e produkteve bujqësore. Edhe pse këto kimikate konsiderohen të sigurta sipas manualeve përkatëse, abuzimet në tregjet informale dhe mosnjohja e rregullave të përdorimit i kthejnë ato në rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.
Qytetarët e kanë të vështirë të dallojnë ndotjen e produkteve bujqësore, pasi ndryshimet shpesh janë mikroskopike dhe nuk vërehen me sy të lirë.
Për këtë arsye, kontrolli duhet të kryhet nga laboratorët dhe agjencitë përgjegjëse, të cilat kanë detyrimin të garantojnë sigurinë ushqimore.
Si masa mbrojtëse, toksikologu rekomandon shpëlarjen e frutave dhe perimeve me ujë të rrjedhshëm dhe qëruarjen e produkteve më masë.
Për të evituar masat e helmimeve duhet veçmas shpëlarja e frutave dhe perimeve me ujë të rrjedhshëm dhe qëruarjen e produkteve kur është e mundur dhe shmangien e konsumimit të sasive të mëdha të të njëjtit frut në një vakt, duke i shpërndarë ato në ushqime të ndryshme.
Kjo sespe këto substanca mund të dëmtojnë mëlçinë, veshkat dhe qelizat e organeve të ndryshme, në varësi të targetit të toksinës. Më agresivet, janë pesticidet e grupit të fosfor-organikëve, të cilat veprojnë si neurotoksina.
Dy kriteret bazë për sigurinë ushqimore janë doza e përdorur dhe periudha e karencës, pra koha që duhet të kalojë nga spërkatja deri në konsum.
Shkelja e këtyre kritereve sjell komplikime serioze shëndetësore.
Helmimet akute shfaqen menjëherë pas ekspozimit, ndërsa ato kronike zhvillohen gradualisht dhe simptomat mund të shfaqen pas shumë vitesh, veçanërisht kur në organizëm grumbullohen substanca që ndikojnë në sistemin hormonal.
Kontrollet e rregullta shëndetësore janë thelbësore për zbulimin e hershëm të këtyre problemeve.



