Regjisori shqiptar që po mahnit botën, fiton “Luanin e Argjendtë” në Venecia

spot_img
Advertisements


Mario Banushi, regjisori 27 vjeçar shqiptar, është vlerësuar me “Luanin e Argjendtë” në Bienalen e Venecias. I cilësuar nga kritika ndërkombëtare si një regjisor jashtëzakonisht i talentuar, Mario po mirëpritet anembanë globit me shfaqjet e tij.

Për suksesin e tij ka shkruar dhe kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se në Kosovë do të krijojnë sa më shpejt kushtet për shfaqjen e veprave të Mario Banushit para publikut tonë shqiptar.

Lindur në Athinë, rritur mes gjyshes në Shqipëri dhe së ëmës e tezeve në mërgim në Greqi, ai mishëron dhe shpreh në artin e vet atë realitet që e njohin sot me qindra mijëra bashkatdhetarë: ndarjen e mërgimit dhe jetën diasporike.

Siç shprehej filozofja Hannah Arendt, refugjatët janë shpesh avangarda (pararoja) e popullit të tyre.

Me artin e vet intim dhe universal, që ka ditur të rezonojë nga Brazili në Tajvan, nga Nju Jorku në Berlin, Mario Banushi është një nga dëshmitarët më autentikë të jetës shpirtërore të shqiptarëve të shekullit XXI, fatkeqësisht ende i munguar në skenat tona.

Pasi triumfoi në disa nga skenat dhe teatrot më të njohura të botës, pasi iluminoi si zbulimi i vitit edicionin e fundit të festivalit prestigjioz të Avinjonit, regjisori dhe dramaturgu shqiptar i lindur në Greqi, Mario Banushi, u nderua së fundi me Luanin e argjendtë në Bienalen e teatrit të Venecias (Luani i Artë për karrierën i shkoi regjisores italiane Emma Dante).

Luan të Argjendtë kanë emrat si Fellini, Liddell, Kurosawa, Bianchi, Guadagnino etj. Banushi, 27 vjeçar, pothuaj autodidakt, është laureati më i ri në historinë e këtij çmimi prestigjioz.

“Vepra e tij e fundit, ‘MAMI’, mbërriti në Nju Jork me tre shfaqje të njëpasnjëshme të shitura plotësisht në një teatër që zakonisht rezervohet për kritikët më të rreptë të qytetit – njerëz që i kanë parë të gjitha, që rrallë impresionohen dhe që nuk duartrokasin nga mirësjellja”, shkruan media me bazë në Nju Jork, “The National Herald”.

spot_img

Latest articles

Related articles