Ushtarë me kambale të çara në Korçë, ministria e Mbrojtjes gati tenderin

spot_img
Advertisements

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e mediave nga një ushtar i Forcave të Armatosura që shërben në Korçë, qytet i njohur për temperaturat e ulëta. Pamjet e dërguara flasin vetë, çizme ushtarake të shkatërruara, të çara dhe të papërdorshme, me të cilat efektivët detyrohen të kryejnë shërbimin. Ky është realiteti i hidhur i ushtrisë shqiptare në terren, larg propagandës dhe deklaratave boshe.

“Përshëndetje JOQ, shikoni në çfarë kushtesh vijnë ushtarët në stinën e dimrit në Korçë, ku zyrtarët i shesin dhe shpërdorojnë fondet. Ju lutem, anonim. Ju lutem, merreni në konsideratë shqetësimin tonë.”-shkruan ushtari për JOQ.

Sipas denoncimit, ushtarët në Korçë detyrohen të kryejnë detyrën në kushte ekstreme, pa uniforma dhe pajisje bazike, ndërkohë që fondet e dedikuara për mbrojtjen, sipas tyre, shiten dhe shpërdorohen nga zyrtarë përgjegjës. Këto kushte jo vetëm që cenojnë rëndë dinjitetin e ushtarakëve, por rrezikojnë drejtpërdrejt edhe shëndetin e tyre, veçanërisht në një zonë ku temperaturat gjatë dimrit zbresin nën zero.

spot_img

Latest articles

Related articles