Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë pronat e tyre! I shoqëron djali u biznesmenit të njohur

spot_img
Advertisements

Rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortën e saj, ka mbërritur në qytetin e Vlorës Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pasi ka kaluar në zonën e rrugës Transballkanike, eskorta e Ivanka Trump është drejtuar përgjatë Lungomares dhe më pas në zonën e Ujit të Ftohtë, ku është akomoduar në një nga hotelet e asaj zone.

Ivanka Trump ka qëndruar rreth gjashtë minuta në ambientet e hotelit dhe më pas, së bashku me eskortën e saj dhe forcat e Policisë së Vlorës, është larguar sërish.

Pas përfundimit të një takimi në një hotel të qytetit të Vlorës, Ivanka Trump ka vijuar axhendën e saj me një ndalesë në zonën e hidrovorit në Akerni.

Vizita është zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe në shoqërinë e arkitektëve të njohur, ndërsa në terren ishin të pranishme edhe forca të shumta policie.

Burime bëjnë me dije se fokusi i ndalesës ka qenë vlerësimi nga afër i vijës bregdetare, hapësirave përreth dhe infrastrukturës ekzistuese, me synimin për të analizuar potencialin zhvillimor të territorit.

Akernia, që konsiderohet si fshati më i braktisur dhe izoluar pas viteve ’90, njihet si një zonë me mundësi të mëdha për investime strategjike dhe turizëm elitar, falë kushteve të favorshme natyrore dhe pozicionit të saj gjeografik.

Vajza e Trump u ndal fillimisht në zonën e Ujit të Ftohtë, ku u raportua se do të zhvillonte një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Vizita e saj lidhet me interesin për projekte të mundshme në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec nga bashkëshorti i saj Jared Kushner, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.

Kompanisë së Kushner, i është dhene statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”.

Sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.

spot_img

Latest articles

Related articles