Vritet në burgun grek shqiptari Jani Aliaj
Një i burgosur shqiptar është vrarë brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhalos, Greqi. Viktima është Jani Aliaj, i cili u godit për vdekje me thikë nga një tjetër i burgosur gjatë një përleshjeje brenda qelisë.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, ndodhur në Shqipëri në vitin 2016.



