SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshirë Shqipërinë, na fut mes vendeve të korruptuara

spot_img
Advertisements

Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë në listën e 75 vendeve për të cilat Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë procesimin e vizave, sipas listës së plotë të publikuar nga Fox News.Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e një rishikimi të procedurave të verifikimit dhe shqyrtimit të aplikantëve.

Lista e plotë e vendeve përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominiken, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambian, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

spot_img

Latest articles

Related articles