Klevis Balliu: Jemi gati edhe për grevë urie, duam qeveri teknike

spot_img
Advertisements

Aksioni i opozitës në vitin 2026 do të përshkallëzohet. Këtë pohon deputeti demokrat Klevis Balliu në një intervistë për A2CNN, ku nuk përjashton as grevën e urisë dhe as ngujimin si në Kuvend por edhe në sheshe.

“Asgjë nuk përjashtohet, por mendoj se duhet të merremi me qeverinë në një format ballor. Nuk përjashtohet as ngujimi dhe asgjë tjetër në aksionin tonë. Më së shumti mendoj se fokusi duhet të jetë në formë proteste afatgjatë, deri në arritjen e qëllimit. Qëllimi tashmë është i qartë, Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapet rrugë një qeverie teknike apo tranzitore”

Latest articles

Related articles