Prokuroria Tiranë pas mbylljes së hetimeve ka dërguar për gjyq shtatë persona, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.
Brenda kësaj veprimtarie, ata kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj. Ata u kërkonin shuma të ndryshme monetare, shtetasve të huaj për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.


