Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.
Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj. Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.
Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas La Repubblica-s. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e dhuratave që do të dalin në ankand, por ato janë mbi 270 sende dhe ruhen në një dhomë të Palazzo Chigi, raporton La Repubblica.
Ka edhe këpucë ‘pitoni blu’ nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim në valixhe të kuqe. Dhuratat përfshijnë gjithashtu tapete nga Libia dhe vendet e tjera arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orban dhe një ciotolë qeramike nga Joe Biden.
Kostumi tradicional i dhuruar nga ish-kryeministri rumun Marcel Ciolacu është gjithashtu pjesë e ankandit.


