Një skandal i përmasave të mëdha është duke ndodhur në Parkun Kombëtar të Finiqit, në jug të Shqipërisë, ku fadroma të paligjshme janë futur në zonën e mbrojtur dhe po “shqyejnë” qytetin antik, në kërkim të floririt dhe sendeve të tjera me vlerë.Turistët e huaj kanë mbërritur mesditën e djeshme në Parkun Kombëtar për t’a vizituar atë dhe janë shokuar nga ajo që kanë parë.
Por Ministri Blendi Gonxhe thotë se Në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Nga ana tjetër, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thotë se kompania nuk ka përvojë në këtë gjë.
Si pergjigjia per interesin e larte te mediave mbi Ceshtjen e Parkut te Finiqit, Ministria e Kultures ka leshuar nje deklarate shtypi duke treguar se punimet me eskavator ne Akropolin e Finiqit jane te autorizuara nga ajo vete.
Nderkohe media prezente ne sitin arkeologjik nuk gjeti asnje arkeolog apo restaurator.
Nderkohe sipas Ministrise se Kultures keto punime kryehen nga Firma “JOGI shpk”
Me nje kerkime shume te thjeshte ne faqet e administrates mund te vertetohet se firma “JOGI Shpk” nuk ka asnje pervoje te ngjashme ne restaurimin e Mureve Antike te nje rendesie nderkombetare si Finiqi.
E dyta keto punime te autorizuara nga Ministria e Kultures nuk jane te paraqitura ne sitin e IKTK. website ku botohen te gjitha vendimet e ketij Institucione.
E treta ne asnje sit arkeologjik te kesaj rendesie nuk mund te futen mjete te tilla te cilat demtojne rende shtresat kulturore dhe arkeologjike.
E fundit, a ka mbetur kush ne Ministrine e Kultures qe te kuptoje nga keto koncepte teknike?




