Apartamente e toka, konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga aktiviteti kriminal

spot_img
Advertisements

Gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Lezhës janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².
Sipas raportimeve, këtë të mërkurë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë konfiskuan 9 pasuri të tjera, të paluajtshme, të përfituara nga veprimtari kriminale.

Në pasuri përfshihet, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të cilat ndodhen në Shëngjin, në Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë, dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².

“Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

Latest articles

Related articles