Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 mln euro.Pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali.
Njoftimi i Prokurorisë Vlorë:Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 3.5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit ‘Rei Royal’ shpk. Nën sekuestro apartamente, garazh e njësi biznesiMe kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 3.5 milionë euro.



