Dumani: Ka pasur plane për realizim atentatesh ndaj prokurorëve të SPAK

spot_img
Advertisements

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka deklaruar se ka pasur plane për realizim atentatesh ndaj prokurorëve të SPAK. Duke folur në emisionin “Trialog” në RTSH1, Dumani theksoi se ka metoda të ndryshme për të transmetuar kërcënimin ndaj prokurorëve të posaçëm.Midis këtyre formave, Dumani vuri në dukje se ka pasur kërcënime me jetë deri në plane për realizimin e atentateve ndaj prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.“Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani.

Latest articles

Related articles