Shkollën e Magjistraturës janë emëruar në detyrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se bëhet fjalë për mbiemra të njohur në sistemin e drejtësisë, që janë shpërndarë në 11 gjykata.
“KLGJ ka bërë një vendimmarrje. Janë gjyqtarë, magjistratë që janë emëruar. Thuajse të gjitha gjykatat kanë marrë minimum nga 2 magjistratë, si dhe 3 de 4. Pas apelit të shumtë dhe të kahershëm të avokatëve, politikës dhe qytetarëve, KLGJ ka dhënë dritën jeshile dhe pritet që ditën e nesërme ndoshta të bëhet ceremonia zyrtare, por emërimi tashmë është funksional. Këta gjykatë do japin vendime në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm duke u shërbyer qytetarëve dhe sistemit për të dhënë drejtësi më të shpejtë dhe duke ezauruar atë mal me dosje që është në gjykata. Për fat të keq ajo që mungon këtu është Gjykata e Juridiksionit të Apelit, ku në 6 tetor patëm një tragjedi, ekzekutimin në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja. Kërkohet më tepër eksperiencë dhe kontroll i detajuar për këtë gjykatë.
Edhe pse ka vakancë, KLGJ ende tregohet konservatore për të hapur dyert në Apel, edhe pse s’kanë munguar kandidimet. Apeli shfaq edhe një situatë kritike sa i takon ambienteve, pasi në një godinë që ishte planifikuar për maksimumi 30-35 magjistratë, aty aktualisht janë 70 magjistratë, pasi të gjitha gjykatat në rang vendi u shkrinë. Referuar gjeneraliteve të tyre, shumica e mbiemrave korrespondojnë me mbiemra të njohur në sistemin e drejtësisë. Por përtej kësaj, ata kanë kaluar një proces formimi juridik dhe të Vetingut”.