Ish deputeti i PS: Ogerta Manastirliu është me bllok në dorë

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i ka thur elozhe kandidatës për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliut. Në një intervistë për A2 CNN, Qefalia theksoi se Manastirliu i merr seriozisht të gjitha detyrat ku është caktuar. Për të dëshmuar këtë, ai na bën me dije se mjafton ta shohësh që në takime shkon me bllok në dorë.

Ai shtoi gjithashtu se “ajo është një ndër zonjat më të suksesshme të kabinetit Rama”.

Megjithatë, duket se ish-deputeti sheh suksesin e Manastirliut tek tenderat sekret të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilat SPAK ka nisur hetimet. Po ashtu, SPAK ka hapur hetime edhe për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e COVID-19 gjatë kohës që Manastirliu ishte ministre.

Qefalia, ndoshta, nuk ka pasur kohë të lexojë raportin e KLSH për Onkologjikun, ku për periudhën në fjalë konstatohet mungesë e theksuar ilaçesh, barna të skaduara, mungesë kontrolli mbi medikamentet, pajisje të vjetruara që nuk garantojnë dozimin e saktë të barnave, dhe laboratori që duhet të çertifikojë ilaçet nuk ka kryer analiza gjatë viteve 2021-2023.

Latest articles

Related articles