E pushuan nga puna. Kërcet grushti, dhunohet drejtori i Ujësjellës-Kanalizime

spot_img
Advertisements

Një shtetas 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë, pas ndërprerjes së kontratës së punës.

Për pasojë “blutë” e Kavajës kanë vënënë pranga 48-vjeçarin e identifikuar si A. A., banues në Kavajë.

Dyshohet se ai për shkak të largimit nga puna, ka goditur me grushte drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., si dhe e ka kanosur përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

Latest articles

Related articles