Pse sulmohet Albana Vokshi ? Një vështrim ndryshe

spot_img
Advertisements

Albana Vokshi është një nga gratë më me pushtet në rrethin e ngushtë të kryetarit të PD Sali Berisha, bashkë me Flamur Nokën. Ajo është një drejtueset historike të lidhjes së gruas në PD, nga 2009, me sa mbahet mend dhe ka akses në nivele të larta të PPE.

Redaksia jonë nuk ka qenë kurrë miqësore me znj. Vokshi dhe sa herë ka kritikuar qëndrimet e saj, siç ishte rasti i fundit i postimeve me ChatGPT për shëndetësinë.

Pikërisht tek denoncimet e saj për koncesionet në shëndetësi duken gjurmët e sulmit të saj, herë me Nesti Angoni, e herë me përqeshje nëpër studio. Paratë e Ppp, koncesioneve dhe tenderat sekretë po ushqejnë qentë në mediat e majta për të sulmuar haptazi znj. Vokshi, e cila për të thënë të vërtetë se ka çarë fare kokën. Dhe mirë bën.

E vetmja gjë që duhet të kuptojë znj. Vokshi është nëse ka “friendly fire” nga brenda PD për të, për postet e saj dhe për karrierën e saj. Ne e kemi një dyshim, duke ditur lidhjet e koncesioneve me figura të tjera në PD.

spot_img

Latest articles

Related articles