AMP ka pezulluar nga detyra tre efektivë të Forcave Shqiponja.
Tre efektivët dyshohet se më 8 maj kanë ndaluar një automjet me drejtues R. Z. dhe më pas kanë kaluar në konfrontim fizik.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka përfunduar për trajtim në Spitalin e Traumës.Pezullimi i tyre vjen pas një ngjarjeje të ndodhur më 8 maj, ku tre efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto janë përfshirë në një konflikt fizik me një drejtues automjeti.