Pse kandidatëve të Listës së hapur të PD ju kërkohen pagesa për të dalë në TV e familjes Berisha ?

spot_img

Sali Berisha duket se ka vendosur një ‘kusht’ për kandidatët e tij për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit. Që të kenë shans të bëhen deputetë, ata duhet që të paguajnë një kosto.

Dhe kjo lidhet kush paguan në TV që është syri i tij. Të paktën 3 kandidatë të listës së hapur të PD konfirmuar mesazhin “marketingut” për të blerë kohë televizive.

Në emailin e departamentit të marketingut të këtij televizioni, teksa tregohen shifrat për promovim, bie në sy që është ‘tarifuar’ edhe hapësira informative. Për 10-15 minuta në rubrikën speciale të edicioneve kryesore informative, kandidatët do të duhet të paguajnë një shumë deri në 5 mijë euro.

Pershendetje, Z.

Promovoni fushatën tuaj në studiot tona!
Ju kontaktojme nga departmenti i marketingut prane Syri Tv , për t`ju njohur me hapesiren me pagese, ne dispozicion te kandidateve pergjate fushates.
Televizioni jonë ju ofron hapësirën ideale për intervista, prezantime dhe diskutime profesionale, konkretisht:

  • Emisioni Kafe Shqeto me F.V.
    10-15 min ne dispozicion 4000 euro
  • “Task Force” me Sonila Meco 10-15 min 5000 euro
    10-15 min tek rubrika speciale e edicioneve kryesore informative 5000 euro
  • “A Show” me A.K 10-15 min ne dispozicion 5000 euro
  • “Çim Peka” live 10-15 min ne
    dispozicion 8000 euro
  • Shkrim PR (artikull online) tek syri.net 2500 euro
    Çdo emision transmetohet ne Youtobe dhe mund te behen edhe video te shkurtra per ti perdorur ne rrjetet tuaja sociale.
    Per çdo pyetje apo paqartesi mos nguroni te na shkruani.

Me Respekt !
B. B.
Syri TV – Departamenti Marketing

Mirë pagesa. Po është mirë që PD të deklarojë këto kandidatet e listës së Hapur që kanë tashmë në disa emisione që të jenë në rregull me letrar.

Latest articles

Related articles