Kryeministri Rama ka sqaruar në rubrikën “Sy m’sy” dhe çështjen e ujësjellësit të Tragjasit.
Kreu i qeverisë nënvizon se projekti është studiuar me imtësi dhe do të përmirësojë furnizimin me ujë pët të gjithë zonën.
“Si mund të mendohet që një qeveri ua merr ujin disave dhe ua jep disa të tjerëve?
Këtu janë futur brenda dhe kuçedra por unë jam munduar ta shpjegoj se projekti është bërë me një studim.
Janë bërë matje të prurjeve, analiza të vazhdueshme, sesa ujë duhet, sa prurje ikin në det dhe të tjera që dinë eksperët. Në bazë të këtyre analizave është bërë projekti. Ai synon që edhe vetë zonën, shtëpitë që deri tani furnizohen me pikatore, më një ujësjellës të amortizuar.
Ndërkohë që të tjerë kanë bërë investime të mëdha për të marrë ujë me puse. Ne e shohim si një zonë me potencial turizmi. Edhe kanalizimet që mungojnë janë pjesë e projektit. Do bëhen kanalizimet dhe do të bëhet ujësjellësi që do të furnizojë gjithashtu edhe pjesën e poshtme”, tha ndër të tjera Rama.