Nga Dr. Lida Shosha
■Jam me SPAK-un.
●Në 2014, një qytetar u dënua e u fut në burg se nuk pagoi 35.000 lekë te vjetra,drita,demek 35 euro, njerëz aty vari veten. Po pse ky nuk kishte fëmijë, po pse jeta e tij nuk kishte vlerë për veten, familjen, te afermit e miqtë.Ky i ziu,skishte as telefon tu linte, amanetet nga burgu fëmijeve. E sa të tjerë, janë penalizuar për bukën e gojës. Këta sot bëjnë deklarata e konferenca shtypi, nga qelia.
●Si mundet ju, pushtetarë, deputetë, gazetarë të blerë, patronazhistë të padinjitet, militantë të verbuar, të dilni sot e të mbroni pacipërisht e paturpësisht qartazi, hapur hajdutët e babëzitur kafshërisht, me batërdinë që i është bërë këtij populli, me fakte, prova, të dokumentuara në dosje ?
Ligji të veprojë për të gjithë njësoj. Sduhet te kete imunitet për hajdutët e taksave publike, siç nuk ka dhe për qytetarin e thjeshtë.
●Ikni ore thyeni qafën, se boll ja thyet brinjët e këllqet këtij mileti.