Lista e sigurt e PD, zbardhen emrat në tryezën e Sali Berishës

spot_img


Tirana është qarku që në 11 maj do të përcaktojë 37 deputetët e Parlamentit të ri, ndërsa shihet si hambari i votave jo vetëm nga socialistët dhe demokratët, dy partitë që kanë dominuar skenën politike në 34 vite, por edhe nga partitë e reja që garojnë për herë të parë në zgjedhje parlamentare.

Nga ajo që flitet në këtë parti është se lista e mbyllur e Tiranës, pra 12 emrat e parë të listës, pothuajse janë të përcaktuar.

Kështu deri më tani, PD ka si aleat të sigurtë PL-në e Ilir Metës, emri i të cilit do të jetë pjesë e listës së sigurtë të Tiranës. Pra duke zbritur dy deputetë të PL-së, PD i mbeten 10 emra në atë që konsiderohet si lista e mbyllur.

Referuar burimeve nga PD listën e sigurtë e synojnë:

  1. Sali Berisha
  2. Ilir Meta
  3. Flamur Noka
  4. Tedi Blushi
  5. Belind Këlliçi
  6. Albana Vokshi
  7. Dhurata Çupi
  8. Klevis Balliu
  9. Artan Hoxha / Fatmir Mediu
  10. Ilda Zhulali/Edith Harxhi
  11. Lisandër Hoxha/Arben Ristani
  12. Jorida Tabaku / Adriana Kalaja

Latest articles

Related articles