Në mesnatë Kuvendi miratoi disa projektligje mjaft të rëndësishme. Dy ishin më të debatuarat. Në fund socialistët votuan zgjatjen me 2 vite të afatit të përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje, si dhe shtyrjen deri më 31 dhjetor 2026 të afatit për aplikimin për investime strategjike.
Me propozimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitojnë statusin special brenda datës 31 dhjetor 2026, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme.
Deputeti Klosi tha se nga ky pr/ligj do të përfitojnë edhe 11 operatorë që do të bashkëpunojnë me brande ndërkombëtare, për të ndërtuar hotele me 4 – 5 yje në zonën me përparësi të zhvillimit të turizmit, pra 22 operatorë në total. Pandeli Majko, Erion Braçe dhe Petro Koçi abstenuan