SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës

SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.

Pasuritë e sekuestruara rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të të hetuarve.

Emri i Elvin Merlikës doli në dosje ‘Plumbi i Artë’, teksa i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se ai së bashku me Alket Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i propozuar atij vrasjen e Indrit Dokles.

Vrasja e Dokles u kërkua nga Ervis Martinaj, i cili i ofroi 500 mijë euro Dumanit për vrasjen e ish-anëtarot të bandës së Durrësit.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

100% e kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.

49% e kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.

100% e kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.

Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 6026 m², ZK.3051, në Priskë, Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 38.85 m², në Yzberisht, Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sipërfaqe 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 89 m², në Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 35.09 m², në Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sipërfaqe 9 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 30.2 m², në Rrugën “Karl Gega”.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit pyll, me sipërfaqe 6026 m², në Priskë të Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur “Fusha e Bukur”.

9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Latest articles

Related articles