Plas në PS, Braçe sulmon Klosin: Po favorizon oligarkët

Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur përplasje mes dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi, lidhur me një projektligj të propozuar nga Klosi, i cili synon të shtyjë afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje deri në vitin 2026.

Braçe ka kërkuar transparencë dhe informacion në lidhje me këtë projektligj, duke vënë në dukje se ky është një favor fiskal që duhet të shpallet hapur dhe të kuptohet se cilëve subjekte po u jepet ky privilegj.

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë.

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni?

Latest articles

Related articles