Nje listë e urdhërave ekzekutivë të administratës Trump deri tani

nga Ruel Domi

SHBA ka Presidentin e saj të 47-të: Donald J. Trump. Sipas mediave, Presidenti Trump ka nënshkruar rreth 200 urdhëra ekzekutive në ditën e parë të qeverisjes. Në këtë artikull kam renditur më të rëndësishmet:

  • Falja e 1500 të akuzuarve për sulmet e 6 janarit 2021
  • Kthimi mbrapsht i 78 politikave të administratës Biden
  • Një ngrirje e aftësisë rregullatore të qeverisë federale
  • Një ngrirje e punësimeve civile në administratën amerikane
  • Urdhër për rikthimin e menjëhershëm të të gjithë punonjësve të qeverisë federale në zyrë
  • Memorandum për të adresuar krizën e kostove të jetesës të shkaktuara nga administrata Biden-Harris
  • Largimi nga traktati klimatik i Parisit
  • Urdhër për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe ndalimin e censurimit qeveritar
  • Urdhër që nis hetimet për përdorimin e drejtësisë në administratën e kaluar kundër kundërshtarëve politike
  • Urdhër që njeh vetëm 2 gjini në SHBA: burrë dhe grua. Heqja e parave federale për operacionet transgjinore duke i dhënë fund ideologjisë së gënjeshtërt transgjinore
  • Urdhër për ndalimin e programeve të Diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes (DEI) në qeverinë federale duke goditur marksizmin kultural të përhapur nga demokratët në jetën publike amerikane
  • Urdhër që njeh ‘Gjirin e Meksikës’ me emrin ‘Gjiri i Amerikës’
  • Urdhër që njeh ‘Malin Denali’ me emrin ‘Mali McKinley’
  • Urdhër për shpalljen e emergjensës kombëtare të energjisë duke lejuar nxjerrjen e naftës si dhe heqjen e rregullave për frekingun
  • Urdhër për shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor për të luftuar emigracionin e paligjshëm
  • Urdhër për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nëpërmjet aplikacionit CBP
  • Urdhër për rikthimin e Titullit 42 dhe politikës “Qëndro në Meksikë”
  • Urdhër për tarifa 25% ndaj produkteve nga Kanadaja e Meksika
  • Urdhër për dezinjimin e karteleve meksikane të drogës si organizata terroriste
  • Urdhër për ndalimin e të drejtës së shtetësisë për fëmijët e emigrantëve të paligjshëm
  • Urdhër për lejimin e Tik Tok edhe pas ndalimit nga Kongresi
  • Urdhër për vendosjen e flamurit amerikan në Mars
  • Sfida si emigracioni i paligjshëm, kriminaliteti i rrugës, kriza e fentanolit, luftërat ne botë dhe marksizmi kultural tejkalohen vetëm me një administratë si ajo e Presidentit Trump. Urdhërat e deritanishëm ekzekutivë të Presidentit Trump na japin shpresë se SHBA-ja do ringrihet më e pasur dhe më e fuqishme se kurrë. Lajm i mirë për qytetërimin Perëndimor dhe botën e lirë!

Latest articles

Related articles