Berisha fton militantët ta mbrojnë kundër SPAK, nesër protestë

spot_img

Nga bllokimi rrugëve dhe molotovët drejt Kryeministrisë, PD duket se tani ka zhvendosur protestat para Prokurorisë së Posaçme. Si ai, ashtu dhe Meta po tentojnë të mbajnë nën presion organin e akuzës, me shpresën se petku politik do t’i shpëtojë nga ndëshkimi.

Nesër Sali Berisha do të duhet të shkojë sërish në SPAK. Gjykata vendosi që ai të paritet të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji dhe ai nesër ka radhën për të firmosur te oficeri i policisë gjyqësore.

Por ashtu si të hënën e parë të muajit, edhe nesër Berisha ka mobilizuar demokratët të mblidhen poshtë zyrës së Dumanit.

“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës, e përcaktuar për t’u paraqitur kryetari i PD, Prof Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë”, thuhet në një mesazh që u është dërguar strukturave të PD.

Latest articles

Related articles