Intriga politike në Lezhë: Prefekti, Ministria Manja dhe kryebashkiaku Ndreu

spot_img

Prefekti i Lezhës “viktimë politike” e standarteve të dyfishta.

Gjergj Prendi, Prefekti i Qarkut Lezhë, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti që mbante për thuajse tre vjet, pas mosmarrëveshjeve të brendshme në Prefekturë.

Dorëheqja është paraqitur pranë Këshillit të Ministrave ditën e enjte për arsye personale, sipas burimeve afër Prefekturës.

Në fund të muajit dhjetor 2024, Prefektura e Lezhës u përball me një vendim të Këshillit Bashkiak për amnistinë fiskale mbi tarifat vendore. Prefektura riktheu vendimin për faljen e tarifave të para vitit 2024, ndërsa Kryebashkiaku Pjerin Ndreu paralajmëroi një hetim administrativ ndaj veprimeve të Prefekturës.

Vendimi fillimisht u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak në dhjetor si një lehtësi fiskale për bizneset dhe familjet lokale.

Megjithëse postimet mediatike sugjeruan se dorëheqja e Prefektit ishte rezultat i përplasjeve me Kryebashkiakun Ndreu, ai e kundërshton këtë interpretim.

Ndreu deklaron se nuk ka pasur asnjë përplasje personale dhe se vendimi lidhej ekskluzivisht me veprimet e stafit juridik të Institucionit të Prefektit.

“Lajmi se Prefekti është dorëhequr për shkak të një ‘përplasje’ me Kryetarin është një shpjegim i rëndomtë që nuk ka lidhje me realitetin,” tha Ndreu.

Ndreu thekson se Bashkia nuk ishte propozuese e vendimit për faljen e detyrimeve, por një propozim i një këshilltari.

Ai shprehu habinë e tij sesi i njëjti projekt që ka kaluar para dy vjetësh nuk mund të aprovohet sot, duke ia atribuar këtë “standart të dyfishtë” stafit juridik që kanë ndikuar në kthimin e projektvendimit.

“Perpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale! Bashkia nuk është propozuese, por është në të drejtën e vet që të kërkojë mosaplikimin e dy standardave për të njëjtën gjë nga disa zyrtarë kushdoqofshin ato! Në këtë rast, Prefekti vete nuk ka qenë në përplasje aspak me ne,” vazhdoi Ndreu.

Ndreu gjithashtu kritikoi përdorimin e fjalës “përplasje” në lajmet e publike, duke e quajtur atë “truk gazetaresk” që synon të krijojë një furtunë në gotë. Ai theksoi se bashkia ka të drejtë të kërkojë mosaplikimin e dy standardave nga zyrtarët.

Gjergj Prendi ka shërbyer si Prefekt i Qarkut Lezhë që nga prilli 2022, duke zëvendësuar Gjok Jakun që u dorëhoq nga detyra.

Përkatësia e tij politike është me Partinë Socialiste, dhe ai ka përfaqësuar prefekturën për më shumë se dy vjet.

Ende nuk është publikuar emri i pasuesit të Prendit në krye të Prefekturës së Lezhës, por sipas burimeve, një kandidat i mundshëm është Taulant Malshi, drejtor i Sigurimeve Shoqërore.

Në përfundim, qytetarëve nuk u intereson dinamike politike por të vazhdojnë të marrin në vazhdimësi dhe pandërprerje shërbimet e Instituticionit të Prefektit.

Latest articles

Related articles