Vlora pa ujë, kanale e rrugë të papastrura, plehrat digjen; bashkia krihet në Vienë e në Londër në takime elektorale!

Anëtari i Këshillit bashkiak Vlorë, Gjergji Nika, përmes një komunikimi publik ka denoncuar veprimtarinë e drejtuesve të bashkisë Vlorë pasi kanë braktisur qytetin për të shkuar në takime elektorale në Londër me kryeministrin Rama ndërsa qyteti është në hall.

❗️Ndërkohë që Vlora s’ka ujë, rrugët janë të mbulurara nga papastërtitë, kanalet ende të papastruara dhe plehrat digjen; bashkia krihet në Vienë e në Londër në takime elektorale!

❌Faturat miliona lekë për “qoka”, udhëtime, akomodim e ushqim i paguajnë taksapaguesit vlonjatë!

❓Kush përgjigjet? Abuzimet kanë emër!

✅ Përgjigjen do ta japin shumë shpejt aty ku duhet!
✌️

Latest articles

Related articles