“Basha hyri 3 herë brenda ditës në Shtëpinë e Bardhë. Kishte akses tek Trump”, Avenir Peka zbulon prapaskenat

Avenir Peka zbuloi në “Off the Record” se gjatë administratës së parë të Trump një nga politikanët shqiptarë që kishte më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë, ishte Lulzim Basha, por ai gaboi rëndë me çështjen e lobingjeve.

Peka gjithashtu tregon se deklaratat e Ramës përpara se Trump të merrte mandatin e parë, i kushtuan kryeministrit shqiptar anulimin e dy takimeve.

“Ramës i është refuzuar takimi me Trump, në samitin e OKB dhe njëherë që iu anulua takimi për shkak të asaj deklarate në 2019 në kullën Trump. Pyete Ramën dhe të sqarohesh. Në shtator ishte mbledhja e Asamblesë së OKB dhe Trump ishte aty. Në shkurt të 2017 është e para. Një nga politikanët me akses më të madh ishte Lulzim Basha në Shtëpinë e Bardhë. Ai bëri gafën me paratë e lobimit dhe sa ju mor vesh ja prenë dhe doli fati për Ramën. Ka hyrë e ka dalë 3 herë brenda një dite në Shtëpinë e Bardhë”, tha Peka.

Latest articles

Related articles