Politikania Taulanda Jupi përmes një komunikimi publik ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe rizgjedhjen e Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA.
Demokracia fitoi, qytetarët zgjodhën lidershipin e tyre!
Zgjedhjet në Amerikë dëshmuan për forcën e vlerave demokratike të kombit amerikan dhe rezonimim e tyre në të gjithë botën.
Z. Donald Trump, u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA pas një fushate dinamike e cila përbrendësoi dhe interpretoi më mirë kërkesat e popullit të tij dhe qytetarët amerikanë shpërblyen votë popullore.
Shqipëria ka çfarë të mësojë nga Zgjedhjet në SHBA, sidomos respektimi i kundërshtarit dhe rregulla loje të qarta në fushatë, sistem i pranuar elektoral.
Shpresojmë që mbështetja dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara do të ndihmojnë në përparimin e aspiratave të popullit shqiptar për drejtësi dhe demokraci, të bazuara në rregulla të pranueshme për të gjithë.