Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë denoncon në faqen zyrtare një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në ambientet e administratës së këtij institucioni.
USSH akuzon Presidentin Almiro Gurakuqi duke thënë se ka nxjerrë në rrugë punonjësit dhe nuk i lejon të shkojnë në zyra.
Këtë të enjte Urdhri i Stomatologut, sipas denoncimit, ka ngulmuar që të rikthehej në vendin e punës për shkak të situatës kaotike që është krijuar, por njerëz të paautorizuar kanë ushtruar dhunë.
Siç shihet dhe në këtë denoncim, si pasojë e dhunës ka mbetur e lënduar doktoresha Orjeta Musabelli, e cila është dërguar në spital për shkak të dëmtimeve serioze.
Urdhri i Stomatologut thekson se Policia dhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin.



