Lita: Kemi të bëjmë me luftën e parë të mafias për kontrollin e territorit në Shkodër

Shkodra u trondit sot nga një atentat mafioz me 2 viktima dhe 2 të plagosur. Viktimat janë Hamza Lici dhe Flutura Basha, një kalimtare rastësore.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Arlind Bushati dhe Bashkim Basha, bashkësorti i gruas 60-vjeçare.

Breshëria e të shtënave i humbën Licit kontrollin e makinës duke përplasur çiftin e bashkëshortëve që po udhëtonin me motorr.

Flitet për një atentat për hakmarrje, pasi fisi Lici njihet për konfliktet në Shkodër me fisin e Bajrave.

Për të folur më tepër rreth kësaj ngjarje, në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, në një lidhje të drejpërdrejtë në “Skype”, ishte gazetari Lavdrim Lita.

“Kemi të bëjmë me luftën e parë të mafias për kontrollin e territorit në qarkun e Shkodrës. Nuk bëhet fjalë vetëm për hakmarrjen midis fisit Lici, grupit Bajri apo Bilali, por po flasim për një ngjarje të paralajmëruar prej vitesh që këto banda, këto familje mafioze luftojnë për të kontrolluar sistemin e gjobvënies në vend, përmes tritolit, zjarrëvënies, atentateve. Fatkeqsisht një nga të plagosurit, Arlind Bushati, është i paralajmëruar sepse vetëm tre javë më parë u tentua t’i bëhej një paralajmërim nga një grup me motorr që lëvizte me kallashnikov në qytet. Ju e shikoni që bandat kanë epërsi mbi policinë, mbi strukturat e shtetit në territor dhe nuk është rasti ta quaj që është lufta e parë e mafias për kontrollin e territorit”, tha Lita.

Latest articles

Related articles