Pensionistet shqiptare jane te “mallkuar”.
Ata kane 30 vite qe qeverisen nga politikane qe i kane vjedhur pleqerine, e madje, qe i kane lene dhe pa femije.
Femijet e pensionisteve po i gezon gjermoni dhe frengu, talioni dhe grëku.
Nipat dhe mbesat e pensionisteve nuk dine te thone “te dua” gjysherve te tyre, sepse flasin ne gjuhe te padegjuara.
Pensionistet jane te majte dhe votojne majtas. Ata kurre nuk kane perfituar nga e majta. Ata jane rezervat i te majtes.
E majta ju rriti pensionin plot “nje kafe ne muaj”. E majta po u jep te drejte vote femijeve te tyre jashte shtetit. Edhe vota e tyre do shkoje majtas.
Pensionistet ka ca kohe qe revoltohen. Ata duan kontributin e tyre te kthehet ne pension.
Por harrojne pensionistet qe jane te “mallkuar”.
E cfare ben partia ne pushtet?
Meqe ata duan pensione te larta atehere partia ne pushtet do t’ja marrim atyre dy – tre syresh femije e niper qe kane ngelur ende ne shtepi. Keta kane ndonje biznes mbijetese me rroge minimale. Rropaten! Me keta do merret partia ne pushtet.
Eshte premtuar inkuizicion. Edhe ata pak femije, niper e mbesa qe kane ngelur do ikim dhe ata ne oksident. Larg prinderve pensionisteve. Aq larg so nuk do munden t’i vine ne mort. Ne mortin e tyre do jete patjeter patronazhisti, qe me nje te rene lapsi do likujdoje dhe nje vote tjeter.
Nuk thone kot: “Kujdes cfare deshiron!”
Pensionistet do ta kuptojne shpejt se ato dy kafe ne muaj qe do t’u rritet pensioni nga partia ne pushtet do t’i paguajne sa frengu pulen femijet tyre dhe niper e mbesa. Do paguajne me pare ne banke dhe nen dore, me konfiskime e burgime.
E ne fund pensionisteve nuk do u mbetet vecse te kafshojne gjuhen e te thone “ne te mallkuarit”.